Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas ndërprerjes së seancës së sotme të konstituimit të Kuvendit nënvizoi se partia e tij janë të hapur për të gjetur një rrugë në konstituimin e Kuvendit.
“Ne kemi thënë si Aleancë, që po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu e kishim votu. Jemi të hapur për me gjetë një rrugë për konstituimin e Kuvendit. Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vetë, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se edhe pas dështimit të seancës konstituive të së shtunës, Haradinaj potencoi se nëse VV propozon për kryeparlamentare Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin do ta votonin.