Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar një sërë kritikash në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, Kurti la Kosovën pa NATO, ShBA dhe BE.
Madje ai thotë se ia solli Kosovës, Asociacionin më të keq të mundshëm.
Haradinaj në postimin e bërë në Facebook, thotë se Kurti përçau shqiptarët në Kosovë dhe diasporë, dhe se ai është e keqja e vendit.
Postimi i plotë:
Na la pa NATO, pa 🇺🇸, pa EU.
Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.
Na vendosi nën sanksione.
Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.
Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.
I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.
Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.
Ky është e keqja!