Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për media para nisjes së seamcës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj tha se qëllimi i opozitës është të mos kemi vonesa në konstituimin e Kuvendit.
“Të miat, po besoj edhe të Aleancës edhe opozitës, të fillon me punë seanca, i bien që edhe deputetët t’i japin betimin dhe t’i kalojmë këto etapa në proces. Pra, nuk ka nevojë seanca më të jetë e bllokuar edhe të votohet. Qëllimi i opozitës është të mos pengohet konstituimi”, deklaroi ai.