Live

Haradinaj s’flet shumë për letrën e Kurtit ndaj Abdixhikut: S’u desh të priten 90-të ditë

11:52 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk dëshiroi të komentojë shumë letrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti drejtuar atij të LDK-së Lumir Abdixhiku për një marrëveshje politike.

Megjithatë ai u shpreh se kjo duhej të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve, transmeton klankosova.tv.

”Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë”.

”Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë”.

”Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua