Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime tek familja e Kaqusha Jasharit për vdejken e saj.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se aktivistja politike dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës ishte një grua e cila punoi në të mirë të vendit.
“Ajo, si një grua e fortë dhe e palëkundur, në momentet më të vështira e më vendimtare për vendin u bë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë me nderim e mirënjohje”.
“Gjithashtu, bashkë me kolegë, ndamë dhimbjen me familjen Vasolli pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Ragipit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.
Kaqusha Jashari ka vdekur më 6 maj të këtij viti.