Ish-anëtari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se gjendet në Strasburg të Francës, për t’u ankuar rreth Gjykatës Speciale dhe procesit gjyqësor që ka kaluar në Hagë.
Ai, për T7 tha se ankesa e tij është pranuar dhe se e kanë telefonuar për të dhënë edhe një nënshkrim pas pranimit të ankesës, transmeton Klankosova.tv.
Haradinaj në Gjykatën e Strasburgut është ankuar duke shfrytëzuar shtetësinë e tij suedeze, meqë Kosova s’ka të drejtë të referojë çështje në këtë Gjykatë meqë ende s’është anëtare e Këshillit të Evropës.