Sot për herën e 34-të deputetët e betuar do të mblidhen në tentim për ta funksionalizuar Kuvendin.
Para nisjes së seancës, para mediave ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Kosovës, Nait Hasani..
Ai tha se nuk do të jetë pjesë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por se ka ardhur për përgatitjet e Konventës së PDK-së dhe se nuk sheh ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk do të marr pjesë. Rutinë është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episodet po ndryshohen, nuk ka ndryshime. Në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese,” tha Hasani.