Në “Oxygen” në Klan Kosova, Hate Rexhaj e njohur si “Tezja e UÇK-së”, ka treguar detaje të padëgjuara më parë lidhur me vështirësitë që kanë pasur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.
Ajo tha se gjatë asaj periudhe lufte ka pasur shumë stres dhe shumë raste të dhimbshme
“Gjaku shkojke lumë kur i lajsha rrobat, vishin ka tre ditë e katër të izoluar në mal që nuk kishin ku flejnë, dhe kur e dathke çorapen e dathke me lëkurë të gishtërinjve, ka 40 kg në shpinë i mbajshin, ka qenë shumë e vështirë”, tha Rexhaj, transmeton Klankosova.tv
Rexhaj ndër tjerash ka rrëfyer edhe për ushqimet që kishte gatuar për ushtarët.