Live

Haxhiu: Alarmante, për tri vjet e gjysmë u larguan mbi 3860 profesionistë shëndetësor nga Kosova

11:50 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se është shqetësuese dhe alarmante, ikja e profesionistëve shëndetësor nga Kosova.  Haxhiu në senacën e Kuvendit tha se me këtë trend  të tanishëm të ikjes, sektori i shëndetësisë së shpejti do të jetë në kolaps.

“Deri me 1 qershor 2024, për tri vite e gjysmë  mbi 3860 profesionistë shendetësor mjekë infermierë, stomatolog,  fizioterapeut dhe teknikë   kanë ikur nga Kosova. Dhe shumë të tjerë nga sektori publik në atë privat dhe se kjo është alarmante.  Ne nuk mund të prodhojmë profesionistë shëndetësor aq sa po na ikin dhe kjo shumë shpejtë do ta dergojë në kolaps sistemin shëndetësor. Dhe e gjithë kjo është si pasojë e keq qeverisjes. Korrupsioni në këtë sketor ka rënduar gjendjen në shendetësi”, ka thënë ai

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...