Live

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

16:51 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka dështuar dy herë të marrë 61 vota për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Pas mbylljes së punimeve të seancës konstituuese, Haxhiu foli për mediat, duke thënë se do të jetë sërish ajo kandidate.

“I përket Vetëvendosjes që ta bëjë propozimin e radhës dhe do të jetë emri i njëjtë”, deklaroi Haxhiu, raporton Klankosova.tv.

Ajo tha se brenda 48 orëve duhet të thirret seanca e radhës.

“Kuvendi nuk mund të konstituohet pa u zgjedhur Kryetari i Kuvendit dhe të gjithë nënkryetarët. Ne ishim të gatshëm të vazhdojmë me procedurat e mëtejme për të zhbllokuar situatën për të vazhduar me procedurat tjera, por duket se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështetën propozimin e vetëvendosjes”, u shpreh Haxhiu për mediat.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e ka pyetur Haxhiun se si erdhi deri te dështimi, pasi që kanë deklaruar se i kanë numrat.

“Faleminderit. Shihemi”, ishte përgjigja e saj. /Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua