Live

Haxhiu: Kemi shtuar 100 noterë të rinj, po punojmë për digjitalizimin e sistemit noterial

19:39 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Minsitrja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka shkruar sot për 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.

Ajo thotë se gjatë këtij mandati kanë shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojnë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial.

Postimi i saj:

Mbrëmë shënuam 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.

Gjatë këtyre 13 viteve, Oda ka kontribuar në ndërtimin e një sistemi noterial profesional dhe të besueshëm, duke u bërë një shtyllë e rëndësishme e drejtësisë në vend, pavarësisht sfidave.

Ministria e Drejtësisë ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e noterisë si pjesë thelbësore e sistemit juridik, duke siguruar kushte për funksionim të pavarur, transparent dhe profesional të shërbimeve noteriale në Kosovë.

Gjatë këtij mandati kemi shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojmë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial.

Urime të gjithë noterëve 13 vjetorin!

Shpërndaje në

U Kopjua