Live

Haxhiu: Kushdo që shpallet fajtor për dhunë në familje dhe dhunës sekuale, do të marrë dënimin plotësues

15:07 / 01 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo ministri ka bërë ndryshime në Kodin Penal, përmes së cilave janë ashpërsuar dënimet për dhunën në familje dhe dhunën seksuale.

Ajo është shprehur se kushdo që shpallet fajtor për këto vepra, do të marrë dënimin plotësues.

“Ne kemi dërguar mesazh tek qytetarët e Republikës së Kosovës, për t’u treguar atyre që Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve që ka bërë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës ka ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale”, tha ajo.

Haxhiu tregoi se dënimet plotësuese përfshijnë pamundësimin e punësimit në institucione publike dhe kandidimi në pozita publike, përcjell Kosovalive.net.

“Pas ndryshimeve që kemi bërë, kushdo që shpallet fajtor për veprën penale të dhunës në familje dhe dhunës sekuale, do ta marrë edhe dënimin plotësues, që do t’i pamundësohet punësimi në institucione publike dhe në anën tjetër kandidimi në pozita publike, qoftë në nivel lokal, apo në nivelin qëndror”.

“Në konsiderojmë se ky është ashpërsim i dënimeve, në anën tjetër ne nuk kemi thënë asnjëherë se kemi shqiptuar dënime, sepse ne nuk shqiptojmë dënime, mirëpo ne i kemi ashpërsuar ato sipas legjislacionit në fuqi. Mesazhet që dërgohen kanë një limit të caktuar, pra nuk mund të jenë të gjata, prandaj në respekt të kësaj ne kemi adresuar dhe konsiderojmë qe jemi përbrenda përgjegjësive tona si Ministri e Drejtësisë “, ka thënë Haxhiu për EO.

Shpërndaje në

U Kopjua