Live

Haxhiu nuk ka vota tjera pos VV-së, “Ç’u bë kjo punë tash që veç ky njeri qenka aty” (VIDEO)

11:47 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 2017 nuk pajtohej me propozimin që asokohe koalicioni parazgjedhor PAN (PDK, AAK dhe NISMA), e kishte bërë për kryetar të Kuvendit.

Kadri Veseli, si drejtues i PDK-së, ishte emri që koalicioni fitues i zgjedhjeve të atij viti e kishte propozuar për të drejtuar organin legjislativ.

Por, në një intervistë në Klan Kosova, lideri i Vetëvendosjes kur fliste për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, jepte alternativën që nëse një kandidat dështon, të propozohet tjetri, gjë të cilën tani është pikërisht ai që nuk po e bën, duke insistuar tash e 15 herë në deputeten Albulena Haxhiu.

“Nuk është dëshmuar si person i cili do të duhej të ishte kryetar i Kuvendit. Ne nuk kemi një mbledhje të kryesisë ende, por do ta votojmë kundër. Jemi ku jemi, unë nuk besoj që PAN-i nuk ka ndonjë deputet tjetër i cili është shumë më adekuat”, thoshte Kurti.

“Pse do të duhej që kryetari i Kuvendit të ishte ai dhe askush tjetër? Për kryetar Kuvendi, nuk e di pse ai duhet me e lidh fatin me kryetar Kuvendi. Nëse nuk kalon i pari, të propozohet sërish. Ç’u bë kjo punë veç ky njeri qenka aty”,  ishte shprehur Kurti në këtë intervistë.

Në këtë intervistë, Kurti pyeste s pse duhet që vetëm Veseli të jetë kandidat, dhe askush tjetër.

Kjo situatë po përsëritet sot, nga kjo parti politike.

Pas dështimit të sotëm, i 16-i me radhë, po vjen si pasojë e kokëfortësisë së Vetëvendosjes, pasi nuk po heqin dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua