Live

Haxhiu: Qëndrimet e LVV-së janë të qarta

10:29 / 13 Maj 2025

Nga Kosova Live

Albulena Haxhiu, deputetja e LVV-së, njëherësh kandidate e kësaj partie për kryetare të Kuvendit, nuk ka pranuar të ndalet para mediave në hyrje të ndërtesës së Kuvendit.

Siç raportoi gazetarja e Klan Kosovës Sala Gashi, Haxhiu është shprehur shkurt: “Qëndrimet e Vetëvendosjes janë të qarta”, duke lënë të kuptohet se ajo do të jetë sërish kandidate për drejtimin e Kuvendit.

Haxhiu 14 herë ka dështuar të zgjidhet kryetare e Kuvendit, në mungesë të votave brenda sallës plenare.

Partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, nuk po pranojnë të votojnë pro saj, duke kërkuar ndryshimin e emrit për kryetar.

Shpërndaje në

U Kopjua