Live

Haxhiu: Shqetësuese, ende nuk ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit

12:18 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për sulmin e Banjskës, pothuajse para një viti. Ajo ka thënë se është shqetësuese që ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.

Haxhiu ka theksuar se është e rëndësishme që partnerët e Kosovës t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë ata persona.

“Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimi për nuk është ngritur aktakuza për Rajdociqin. Po ashtu edhe për terroristët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e grupit terrorist. Dihet qëllimi nga Serbia, ai grup është trajnuar dhe financuar nga Serbia. Ne mirëpresim aktakuzën ndaj krye-terroristit dhe të tjerëve. Më 24 shtator bëhen një vit, është e rëndësishme që partnerët tanë t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë ata persona”, ka thënë Haxhiu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...