Live

Haxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë

11:42 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të radhës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhë. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë Kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka. Është e drejta e VV-së që ta bëjë propozimin. Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e  popullit të shprehur në zgjedhje. Kam thënë që tërhiqem, nëse në votim të fshehtë nuk i marr 61 vota. Ka qenë qëndrim i nëjanshëm, por që është respektuar nga VV. 

Shpërndaje në

U Kopjua