Live

Haziri i ashpër me VV-në: S’mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba

11:14 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth alarmit për bombë i cili u sinjalizua pak ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Para mediave, ai fillimisht falënderoi policinë për reagim, por i ashpër tha se alarmet e rrejshme janë mendësi e atyre që Kosova i njeh shumë mirë.

“Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba”, tha Haziri.

“E dinë kush janë, a folin me theks sllav a krahinor të Kosovës, nuk ka rëndësi, me rëndësi që krijimi nuk ka etni. Ata që janë bashkërenduar për interesa politike me rënduar Kosovën e me dëmtuar, janë pa etni, janë armiku më i madh i Republikës sonë”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv.

Poashtu deputeti i LDK-së tha se cinizmi dhe ironia e kanë rënduar dhe e kanë bërë më nevrike prezencën e tyre në seanca.

“Cinizmi ka rënduar situatën, t’i kthehemi normalitetit. Ata që e fusin në opsion shpërndarjen e kuvendit dhe dënimin e deputetëve, mund t’ju them lirisht që shtynë në funksion shantazhin politike, marrëveshja bëhet me mirëbesim, vendoet një rrugë e cila ka frymë kushtetues. Në Kosova nuk ka fitues të mëdhenj, ka fitues të parë, fitues me të drejtë që të ulet dhe të punojë me njerëz, të gjejë rrugë, por këto nuk po i shohim ende. Shpërndarja e kuvendit vjen kur dështon kuvendi me zgjedh qeverinë, jo kur dështon me e konstituuar vetveten, është problem i partisë së parë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua