Live

Haziri i përgjigjet Kurtit para seancës: S’ka vakuum institucional në politikë

10:23 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është përgjigjur kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, i cili dje tha se Ksoova po kalon në një proces vakuumi institucional.

Para mediave pak minuta para fillimit të seancës, ai tha se kjo nuk qëndron sepse sipas tij, nuk ka vakuum institucional në politikë.

“Me vetë faktin që nuk kemi marrëveshje politike për qeverinë nuk mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvendit sepse është proces i lidhur, përkundër që Kurti po insiston me e nda. Nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet një marrëveshje. Ne jemi për bashkëpunim, lloj bashkëpunimi institucional. Nuk kemi qëllim me ndër bashkëqeverisje sipas kërkesës së VV-së, duhet me u marr me lehtësi politike”, tha Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua