Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka akuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti, se po përdor këtë situatë të bllokuar për të ndjekur interesa të tjera politike.
“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, tha Haziri pas përfundimit të seancës së 50-të pa sukses.
Sipas tij, situata aktuale nuk pritet të ndryshojë së shpejti.
“Kemi një lloj kokfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo verë do të kalojë nën hijen e këtij ngërçi institucional.