Live

Hovenier takon Abdixhikun, diskutojnë për relacionet ndërshtetërore dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

19:25 / 13 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike, shkruan Reporteri.net.

“Ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier e prita në takim në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Diskutuam hapur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi Abdixhik.

Abdixhiku, shkroi tutje se “Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik”.

“Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë. LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik”, shkroi Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua