Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së ish-kryediplomatit amerikan, Henry Kissinger.
“Lamtumirë Boss! Ka qenë mrekulli me ndjekë mendimin intelektual tëndin për 30 vite dhe me të takuar 3 herë personalisht! Pusho në paqe!“, shkruan Hoxhaj në Facebook, percjell kosovalive.net.
Henry Kissinger vdiq në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Connecticut, sipas një deklarate nga firma e tij konsulente gjeopolitike, Kissinger Associates Inc. Nuk u përmendën rrethanat.
Ai ishte një fuqi diplomatike, rolet e të cilit si këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe Sekretar i Shtetit në dy mandate lanë gjurmë të pashlyeshme në politikën e jashtme të SHBA-së dhe i dhanë atij një çmim Nobel për Paqe./kosovalive.net