Live

Hyjnë për të grabitur stanin në Lushnje, plagosin me armë pronarin

11:49 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Plug të Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake, tre persona kanë hyrë me forcë në një stan dhe kanë tentuar të vjedhin disa bagëti, por kanë hasur në rezistencën e pronarit. Në atë moment, një nga grabitësit ka qëlluar me armë në drejtim të pronarit të stanit, duke e lënë të plagosur.

Ndaj Flamur Manes është qëlluar me çifte dhe disa nga saçmet i kanë kapur kokën. Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Lushnjës, ai është dërguar në shtëpi.

Sipas familjarëve të të plagosurit, tre personat që u futën në stan ishin pa maskë.

Tre ditë me parë, Flamur Manes iu vodhën 4 kokë dele dhe sot tentuan ta vrasin brenda stanit. Ai ka qenë duke bërë roje kur personat kane hyrë dhe e kanë qëlluar.

Deri në këto momente, policia ka ndaluar Dede Dedën 65 -vjeç, si të dyshuar për plagosjen.

Grabitjet në stane janë shtuar në Plug dhe pronarët e tyre kanë vendosur kamera dhe bëjnë roje natën. Gjithashtu, shumë prej tyre kanë aplikuar në Policinë e Shtetit për t’u pajisur me armë gjahu për vetëmbrojtje. /A2 Televizion

Shpërndaje në

U Kopjua