Deputeti Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka folur pas dështimit për herë të 45-të të konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar Vetëvendosjen për uzurpim të institucioneve dhe shmangie nga procedurat kushtetuese.
“Sot kemi të bëjmë me pushtetarë dhe jo me përfaqësues të qytetarëve që duhet të jenë mes nesh. Uzurpimi i institucioneve, shkelja e Kushtetutës dhe ikja nga procedurat e reja për seancë në Kuvend janë dëshmi shtesë se këta njerëz bëjnë gjithçka që u konvenon pushtetit. Ne sot do të duhej të merreshim me ligje, projektligje dhe vendime të mëdha në këtë shtëpi”, tha ai nga foltorja e Kuvendit.