Personi i arrestuar sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës është liruar pas intervistimit.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ndaj tij është shqiptuar një gjobë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
“Personi në fjalë pas intervistimit është liruar, ndërkohë që me rekomandim të prokurorit të rastit, është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike,” tha Ahmeti.