Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Bajram Qerkinit, kryetarit i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, i cili u nda nga jeta të hënën.
Qerkini i cili ishte një nga zërat më të fuqishëm në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, është varrosur sot në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, bashkëveprimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej figurave më të njohura në betejën për drejtësisë dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Për rreth 25 vite, Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

