Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 38”, duke vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Erbin Nazeraj u kap në fshatin Cakran të Fierit dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Gjenova, për krime seksuale, dhunë dhe vjedhje, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.