Live

I njihni personat në foto? Lajmërojeni policinë! (FOTO)

09:57 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e dy personave që shihen në fotografitë e bashkëngjitura.

Në njoftim bëhet e ditur se dy të dyshuarit, me datën 04.03.2025 rreth orës 17:25, në një lokal në Prizren kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë “ dhe janë larguar nga aty.

Nga video-regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e tyre, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim të tyre.

Prandaj, Policia e Kosovës lut të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarve në foto, të njoftojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua