Live

Ikja e Dodikut nga Bosnjë-Hercegovina, nisin hetimet për të

16:35 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i entitetit serb, Milorad Dodik, që aktualisht është në kërkim, një delagacion i kryesuar nga ai zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit.

Ikja e Dodikut nxiti reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

Avioni i Qeverisë së Republikës Srpska është nisur nga Banjalluka për në Beograd e më pas ka fluturuar drejt Izraelit.

Ky institucion ka njoftuar se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje të kufirit dhe ruajtje të sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua