Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të kafshimit.
IKSHPK-ja ka shkruar në Facebook të mërkurën se duhet të visheni me rroba të gjata dhe me çizme kur ecni në natyrë dhe të përdorni shkop për kontrolluar shkurret apo gurët “para se të hidhni hapin”.
Instituti ka rekomanduar që të shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara, ndërsa të mbani edhe oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër, duke i hequr gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret.
Sipas IKSHPK-së, shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga nepërka, i njohur si gjarpri më helmues në Evropë, mund të jetë shumë i rrezikshëm.
“Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore.Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit. Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit. Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit”, thuhet në rekomandimet e Institutit.Po ashtu, rekomandohet që të mos mbyten gjarpërinjtë.
Njoftimi i plotë: