Live

Incidenti në Koçan: Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin

17:42 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në tragjedinë e rëndë që ndodhi ditë më parë në diskotekën ‘Puls’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në mesin e të dyshuarve është edhe një anëtar i grupit muzikor DNK, që po performonin atë natë.

 Sipas prokurorit të shtetit maqedonas, ai dyshohet për importimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike.

 “Një anëtar i grupit muzikor dyshohet gjithashtu për futjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Dyshohet se anëtarët e grupit kanë aktivizuar eksplozivin rreth orës 2:32 të mëngjesit si pjesë e performancës dhe efektit të tyre skenik – shatërvanë piroteknikë që hodhën shkëndija drejt tavanit mbi skenë, të cilat menjëherë dogjën çatinë e objektit dhe më pas zjarri u përhap në të gjithë objektin”, tha prokurori publik shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski.

Kujtojmë se në këtë incident tragjik, humbën jetën 59 persona, kurse rreth 200 të tjerë pësuan lëndime.

Shpërndaje në

U Kopjua