Live

Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore nën dyshimin për veprën penale “kanosje”

18:14 / 13 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.

“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit”, njofton IPK.

IPK në komunikatë thotë se pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...