Live

IPK:Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje

21:37 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor të shtunën nën dyshimin për dhunë në familje, raporton Periskopi.

Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në Gjilan.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale ‘dhunë në familje’.IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Gjilan ka kryer veprën penale dhunë në familje përderisa incidenti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan.
Polici është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ai është suspenduar edhe nga puna në Policinë e Kosovës.

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja ka thënë se në koordinim me Prokurorinë do të punojë në ndriçim të plotë të rastit.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua