Çifti që ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, dje janë bërë prindër për herë të parë.
Bëhet fjalë për Alisën dhe Urimin, e që këtë lajm të bukur ata e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.
“Jeta sapo u bë shumë më e ëmbël, mirë se erdhe vogëlush”, thuhet në shkrimin e tyre.
Alisa dhe Urimi janë bërë prindër të një djali dhe Alur, është emri që ata kanë zgjedhur për bebin e tyre.