Live

Ish-deputetja Ismaili: Donika Gërvalla e keqe për Republikën e Kosovës

14:45 / 09 Korrik 2023

Nga Kosova Live

SHKRUAN: BESA ISMAILI

Diplomaci e keqe, marrëdhënie të jashtme të këqia dhe znj. Gërvalla e keqe për Republikën e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Gërvalla paska deklaruar se BE është një tigër letre pa SHBA dhe NATO-në.

Analogjikisht, shteti i Kosovës është një kullë prej letrash pa SHBA, NATO-në dhe BE-në!

Është kundër interesave kombëtare të Kosovës tëhuajzimi dhe antagonizmat me aleatët e çmuar të Kosovës.

Qasja proaktive, kreative dhe bashkëpunuese me aleatët do të ishte qasje më e mençur dhe dobiprurëse për Kosovën. Këtë rol do të duhej t’a kishte ministrja Gërvalla, por ajo nuk e ka dot.

Prandaj, as edhe një sekond më gjatë ajo nuk do të duhej të qendronte më në atë pozitë. Për dëmin që ka shkaktuar gjatë kohës sa ka shërbyer në krye të MPJ duhet të japë llogari!

Shpërndaje në

U Kopjua