Live

Ish-pjesëtari i sigurimit nga klubi në Koçan: I kam treguar pronarit se po hynin të mitur

16:07 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-pjesëtari i sigurimit nga klubi ku ka ndodhur tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut, Blagojço Georgiev ka reaguar pasi që 59 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 persona janë raportuar të lënduar, si pasojë e zjarrit.

Ai ka thënë se gjatë periudhës dy vjeçare, sa ka punuar aty, ka vërejtur shumë parregullsi dhe sipas tij, izolimi i klubit është bërë nga materialet më të lira, dhe njëkohësisht leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, s’ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Me akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital! 5, 16”, ka thënë mes lotësh Georgiev.

Tutje, ish-pjesëtari i sigurimit shtoi se ai e kishte paralajmëruar pronarin se në diskotekë po futeshin edhe persona të mitur.

“I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për lekët që ne t’i fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë vrimën e një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua