Live

Ish-polici special i Kosovës ndalohet në Serbi, merret në pyetje për “Banjska”

13:26 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Kështu u bë e ditur nga një postim i avokati Arianit Koci në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Kocit, Spahiu nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tri vjet, mirëpo po merret në pyetje për rastin “Banjska”.

“Jam angazhuar për mbrojtjen e Arbnorit me të gjitha mjetet ligjore. Por kjo nuk mjafton. Kërkoj reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra Ndërlidhëse në Beograd dhe të gjitha institucionet përgjegjëse. Sepse heshtja e sotme e nxit Serbinë të vazhdojë me ndalime të tjera. Dhe asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të përballet i vetëm me një padrejtësi të tillë”, deklaroi tutje avokati.

Shpërndaje në

U Kopjua