Vesa Vllasaliu ka vazhduar rrëfimin e historisë së jetës së saj me futbollistin, Mërgim Berishën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Në një moment ajo u ka treguar vajzave se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijë.
Vesa gjithashtu ka bërë të ditur se këtë gjë nuk e dijnë as nëna e as babai i saj.
“Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe mërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dijnë as nëna, as babi. Qaty e kam ditë, se kam pasë shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.