Live

Ishte afër Haalandit, presidenti i Napolit: Mino më tha mos e transfero!

08:25 / 01 Mars 2024

Nga Kosova Live

Erling Haaland është një prej sulmuesve më të mirë kohëve të fundit në futbollin europian.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka treguar një histori se si ishte afër të nënshkruante me sulmuesin e Kombëtares së Norvegjisë sa ishte te RB Salzburgu, shkruan Indeksonline

Por gjatë një bisede tashmë me të ndjerin, Mino Raiola, i pari i klubit nga Serie A ndërroi mendje.

“Isha afër transferimit të Erling Haaland nga Salzburgu për 50 milionë euro.

“Oferta zyrtare ishte gati, por Mino Raiola më tha: Të lutem mos e transfero Haalandin, kam plane për të ardhmen e tij”, u shpreh presidenti i Napolit

Skuadra italiane gjithmonë ka ditur të ketë sulmues klasi, tani në ekip është Victor Osimhen, i cili pritet të largohet gjatë afatit të verës për më shumë se 100 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua