Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjetet motorike, të cilat me datë 20 maj 2025 i janë zënë të dyshuarit S.V., në fshatin Popovcë të Leposaviqit.
I njëjti ishte duke gërmuar me makineri të rëndë dhe pa leje përkatëse për ta zhvilluar këtë veprimtari.
Me këtë rast është dhënë urdhër i përkohshëm ndalues për mjetet motorike:
Një kamion i markës Volvo 380 ngjyrë e kaltër me tabela vendore regjistrimi,
Një bager Ulta 150 L ngjyrë e verdhë pa dokumente.
Për këtë rast ndaj të dyshuarit S.V., është hapur rast për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.