Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është arrestuar për herë të dytë në Dubai dhe është ekstraduar në Shqipëri, i shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 44 vjeçarit Florenc Çapja, i lindur në Elbasan.
Ai akuzohet nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit si porositës i tri vrasjeve, transmeton Klankosova.tv.
“44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetitme partnerët ndërkombëtarë”, njofton policia shqiptare.