Live

Izmaku: Takimi i partive tregoi nevojën për dialog të gjerë dhe nxori në pah hipokrizinë politike

11:26 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka komentuar takimin e fundit ndërpartiak, duke thënë se ai vetëm sa e ka theksuar më tej nevojën për një dialog më të gjerë politik për zgjidhjen e ngërçit institucional në vend.

Izmaku u shpreh se takimi ka nxjerrë gjithashtu në pah edhe hipokrizinë e disa partive politike.

“Takimi i djeshëm vetëm e ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për komunikim më të zgjeruar politik, po ashtu e shfaqi edhe një hipokrizi,” tha ajo.

Ajo theksoi se subjekte politike që më parë kishin kritikuar liderin e Nismës, Fatmir Limaj, për propozimin për një tryezë të përbashkët, tani i ishin përgjigjur vetë ftesës për një takim të tillë.

“Ka subjekte politike të cilët na kanë linçuar, edhe zotin Limaj për propozimet për nevojën që e diskutoi para tre muajsh për këtë tavolinë, të njëjtit i janë përgjigjur ftesës,” deklaroi Izmaku.

Shpërndaje në

U Kopjua