Live

Izraeli godet Libanin pas sulmit të parë me raketa që nga armëpushimi

15:06 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Izraeli thotë se ka goditur dhjetëra raketahedhës të Hezbollahut dhe një qendër komandimi në Libanin jugor pasi raketat u hodhën nga atje në Izrael për herë të parë që nga marrëveshja e armëpushimit të nëntorit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha më herët se ai kishte udhëzuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) “të veprojnë me forcë kundër dhjetëra objektivave terroriste”.

Media shtetërore e Libanit tha se një person u vra në sulmet izraelite.

IDF tha se tre raketa u kapën në qytetin verior izraelit, Metula të shtunën në mëngjes. Nuk ka pasur të lënduar. Asnjë grup deri më tani nuk e ka pranuar se ka lëshuar raketat dhe kryeministri i Libanit paralajmëroi kundër tërheqjes së vendit të tij “në një luftë të re”.

Marrëveshja e armëpushimit i dha fund luftimeve 14 mujore me Hezbollahun, grupin e armatosur libanez të mbështetur nga Irani.

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, Unifil, tha se ishte “e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i dhunës”, duke i kërkuar si Izraelit, ashtu edhe Libanit që “të respektojnë angazhimet e tyre”.

Shpërndaje në

U Kopjua