Live

Izraeli nis sulme ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane

08:02 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Izraeli nisi sulme të reja ajrore që synonin infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) sot në mëngjes.

Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Irani po ashtu nisi sulmin e vet ndaj Izraelit të hënën, duke qëlluar një raketë që u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

Shpërndaje në

U Kopjua