Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike, madje edhe gjatë natës.
“Pjesa më e madhe e energjisë që po shpenzohet në Kosovë po importohet. Nuk e di nëse janë përcjellë të dhënat e shkëmbimeve tregtare të energjisë, por sasia që po e gjeneron Kosova për momentin është jashtëzakonisht e vogël. Aktualisht kemi vetëm dy blloqe funksionale. E patë edhe tymin sot, që ka mbuluar jo vetëm Obiliqin, por edhe krejt Prishtinën. Thuhet se njëri nga blloqet është vënë në funksion pa vendosjen e filtrave, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, po ju them hapur: ka gjasa që sonte të mos kemi as tym të mjaftueshëm, e lëre më rrymë, gjatë natës”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.
Bajrami theksoi se, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe keqmenaxhimit, ekziston mundësia reale që në orët e mbrëmjes apo gjatë natës të mos ketë fare energji elektrike në vend.