Live

Izreali kryen sulme gjatë natës në Rripin e Gazës, raportohet për qindra të vrarë

08:01 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Izraeli ka nisur “sulme të gjera” gjatë natës në Rripin e Gazës, ku raportohet se qindra njerëz janë vrarë.

Ministria e shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i të vdekurve nga sulmi izraelit gjatë natës është rritur në “të paktën 330”, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Agjencia e lajmeve AFP citon kreun e ministrisë, Mohammed Zaqut, i cili thotë se shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë.

Ai shton se qindra të tjerë janë të plagosur dhe “dhjetëra prej tyre në gjendje kritike”.

Një nga të vrarët ishte Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Bisedimet për zgjatjen e armëpushimit në Gaza nuk kanë rezultuar me një marrëveshje.

Shpërndaje në

U Kopjua