Live

“Jam rritur nën dritën e qiriut”, kandidatja e parë në listën e mbyllur të Shkodrës: Në shtëpinë time shkohet vetëm me varkë

14:21 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Mes të ftuarve në episodin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ishte edhe kandidatja e parë në listën e mbyllur të Shkodrës, Marjana Koçeku.

Teksa prezantoi veten në podkast, ajo u shpreh se është rritur me dritën e qiriut dhe atje ku ajo banon në një fshat mes Dukagjinit dhe Shkodrës, shkohet vetëm me varkë.

“Jam rritur mes Dukagjinit të lënë pas dore dhe Shkodrës së baltosur dhe të çorganizuar. Jam rritur në një familje tradicionale të Dukagjinit. Babain e kam pasur kapiten, jam rritur si vajzë e një kapiteti nëpër varka e liqeni. Mamin e kam shtëpiake  jam rritur në një vend që akoma sot nuk shkohet me gjë tjetër veçse me varkë.

Jam rritur me dritën e qiriut pa drita, në një nga zonat më të izoluara të Ballkanit. Vazhdon sot të mungojë infrastruktura dhe investimet, Ka qenë një jetë plot sfida, nuk ishte e lehtë as të bësh biznes atje”- u shpreh Marjana.

Shpërndaje në

U Kopjua