Live

Jehona Lushaku-Sadriu: VV ka dështuar të formojë shumicën, propozimi i LDK-së është i qartë

10:00 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës parlamentare, duke theksuar qëndrimin e partisë së saj për tejkalimin e situatës aktuale politike në vend, raporton Klankosova.tv.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë sa i përket mënyrës se si duhet të dilet nga ky ngërç politik. Partia në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin të formojë shumicën parlamentare. Gjatë katër viteve të qeverisjes, ajo ka dhënë një shembull të keq të bashkëpunimit politik. Diskursi i saj ka qenë jo i duhur për një subjekt serioz politik, dhe tash është koha të mësojë nga gabimet,” tha Lushaku-Sadriu.

Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për dialog dhe e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese që synon zhbllokimin e situatës aktuale.

“Propozimi i LDK-së është i qartë dhe i qëndrueshëm,” përfundoi ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua