Live

“Jemi duke u marrë me këtë çështje”, Osmani, Kurti dhe Konjufca po përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë

13:35 / 08 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë sot në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca janë angazhuar për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Ani pse nuk dha detaje rreth kësaj, Ministrja Haxhiu bëri të ditur se është duke u punuar në këtë çështje.

“Sa i përket padisë për gjenocid, është në programim qeverisës. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të japim detaje, por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë ministrja Albulena Haxhiu.

Në konferencën për media, Ministrja Haxhiu foli edhe për draftin e ri të Asociacionit.

Para gazetarëve, Ministrja Haxhiu tha se nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës, pasi vendi ynë është shtet i pavarur dhe nuk do të lejohet në asnjë rrethanë një gjë e tillë.

“Nuk ka asnjë autonomi. Nuk do të ketë autonomi në Republikës e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë”, tha Haxhiu

Shpërndaje në

U Kopjua