Live

“Jo me VV-në as Mbretëri me na dhanë”- Abdixhiku i prerë, ja çka thoshte pas zgjedhjeve (VIDEO)

21:45 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me letrën e dërguar së fundmi për të këtë parti, nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Por, në videon e mëposhtme ju sjellim deklaratën e Abdixhikut të bërë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në emisionin “Rubikon”, njofton Klankosova.tv.

Në shkurt, kreu i LDK-së ishte i prerë dhe thoshte se sikur edhe “Mbretëri t’i japë VV-ja, nuk ulen në diskutime me ta”.

“Kemi thënë që nuk do të bëjmë më VV-në. Nuk do të bëjmë, me asnjë kusht dhe asnjë rrethanë. Mbretëri me na dhënë nuk ulemi me ta me bisedu. Nuk e marrim me ta, nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, nuk kemi pasur takime me ta dhe nuk do të kemi diskutime me ta”, pati thënë Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua