Live

“Ju nuk jeni vetëm”, kryeministri polak i del në krah Zelenskyt

20:39 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk i ka dhënë mbështetje publike presidentit ukrainas Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendësin e këtij të fundit, Vance, në Shtëpinë e Bardhë.

Tusk mbështetjen e ka shfaqur përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social ‘’X’’

“I dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, ka shkruar Tusk .

Shpërndaje në

U Kopjua